Dritan Demiraj, quhet shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm, i cili është duke luftuar me jetën, pasi u sulmua në burg nga një ish-boksier që e ka bërë për spital
Mediat italiane raportojnë se shqiptari ndodhet në gjendje kome në spitalin e Parmës.
Demiraj i dënuar me burg për jetë për vrasjen e Lidia Nusdordfi dhe Silvio Mannina, mësohet se është rrahur e masakruar gjatë ditës së djeshme në burgun e Parmës nga një tjetër i dënuar.
Bukëpjekësi shqiptar i cili punonte në mensën e burgut është sulmuar nga një tjetër i dënuar një ish-boksier rumun, për motive ende të pamësuara.
Por dyshohet se kjo mund të jetë një hakmarrje pasi ish-e fejuara e Demirajt, Lidia Nusdordfi ishte rumune.