Telegrafi

Shqiptari rrahu 25-vjeçaren në palestër, shteti italian i mohon lejen e qëndrimit

Një moment mund të të kushtojë shumë. Kështu ka ndodhur edhe më një shqiptar, i cili në Korrik dhunoi një 25-vjeçare në një palestër në Itali.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Edmond Xhafës, 48 vjeç, iu mohua karta e qëndrimit në Itali si qytetar evropian. Dhe e gjitha për shkak të kësaj ngjarje.

Shqiptari u arrestua më 2 Gusht. Përveç akteve të dhunës në palestër, pamjet e së cilës u bënë virale, Xhafës iu sekuestruan edhe 160 gramë kokainë dhe një pistoletë Colt të vjedhur.

Xhafa punonte si roje sigurie në disa lokale nate në zonën bregdetare të Peskarës. /tvklan.al/