Një prift katolik u rrah të premten në qendër të Bolonjës në Itali, raportojnë mediet italiane.
Sipas agjencisë së lajmeve italiane, ANSA, përcjell Telegrafi, kleriku i policisë At Domenico Vittorini, kreu i bazilikës së San Giacomo, u sulmua pranë kishës së tij dhe kuzhinës në zonën e universitetit të kryeqytetit Emilian.
Prapa këtij sulmi thuhet se qëndron një burrë shqiptar, që raportohet se ka të kaluara kriminale, ai fillimisht debatoi me klerikun dhe më pas e goditi me grushte disa herë, thanë burimet lokale.
Bëhet e ditur se i njëjti është dërguar në stacionin e policisë ku po ‘peshohet’ pozicioni i tij, thanë burimet.
Në anën tjetër, prifti Vittorini, 54-vjeçar është dërguar në spital për trajtim. /Telegrafi/