Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 35 vjeçar, ndërsa ai ishte duke rrahur të dashurën e tij në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Gabicce, ku një polic, i cili për momentin nuk ishte në shërbim, vuri re se një burrë po e sulmonte një grua në mes të rrugës.
U deshën edhe përforcime që të ndalej shqiptari, i cili u përpoq që të largohej nga Policia sepse donte me ngulm të vazhdonte dhunën mbi të fejuarën e tij, shkruan Lapsi.al.
Shqiptari u dërgua në rajonin e Policisë, nën akuzën e rrahjes së të dashurës në publik dhe rezistencës ndaj Policisë.
Ndërsa nga ana tjetër vajza u dërgua në Urgjencë ku dhe iu dha ndihma e parë pasi kishte marrë lëndime të shumta nga i dashuri.
Të hënën përpara Gjykatës gruaja ka befasuar me sjelljen e saj, pasi në vend që të ngrinte padi, e ka përqafuar dhe falur shqiptarin.