Site icon Telegrafi

Shqiptari që rrihet sistematikisht nga gruaja, kërkon mbrojtjen e Policisë

Një rast i pazakontë dhune është denoncuar gjatë ditës së djeshme në komisariatin e policisë së Shijakut.

Një 48-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga policia, ka marrë urdhër mbrojtje për shkak të dhunës sistematike të ushtruar ndaj tij nga bashkëshortja 38-vjeçare.

Polica bën me dije se: “Më datë 08.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin A.T, vjeç 48, banues në Shijak, pasi dyshohet se bashkëshortja D.T, vjeç 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij”.

Materialet për këtë rast i kanë kaluar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për masën ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Exit mobile version