Të dhënat e deritanishme flasin për 35 viktima, nga shembja e urës në Genova, mes tyre është konfirmuar edhe një shqiptar, si dhe tre fëmijë. Në vendngjarje gërmimet për të gjetur të tjerë të mbijetuar vijojnë.
Shqiptari është identifikuar si Marjus Djerri, 22 vjeç, me origjinë nga Shijaku.
Marjus Djerri dhe kolegu i tij, Edi Bokrina, ishin duke shkuar për në punë kur ura që po rrëzohej i zuri poshtë.
Tragjedia bëhet më e rëndë pasi trupat e të dyve janë nxjerrë para syve të familjarëve. Ende nuk dihet origjina e Edi Bokrinës por dyshohet edhe ai është me origjinë shqiptare. /Telegrafi/