Telegrafi

Shqiptari që duhej të dëbohej nga Gjermania i ikën policisë “nga duart”

Një shqiptar i arrestuar për dëbim ka arritur të arratiset nga komisariati në Arnstadt (rrethi Ilm).

Sipas informacioneve që ka dhënë policia të enjten, 21-vjeçari u dërgua në të ashtuquajturin paraburgim parandalues ​​të caktuar të mërkurën, për të zbatuar dëbimin e tij.

Një zëdhënës i policisë tha se ai qe dërguar në stacionin e policisë lokale, me pranga në duar.

Në rrethana ende të paqarta, i riu është arratisur nga godina pasi në fakt paraprakisht ishte sjellë në mënyrë bashkëpunuese.

Pavarësisht një operacioni të madh policor me qen gjurmues dhe helikopter, ende nuk është bërë e mundur gjetja e të arratisurit dhe arrestimi i sërishëm i tij, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Sipas zëdhënësit, paraburgimi parandalues ​​për emigrantët për të cilët është planifikuar deportim mund të urdhërohet nga gjykatat, përcjell albinfo.ch. Kjo bëhet për t’u siguruar që ata të mos shmangin dëbimin.