Një djalë 19-vjeçar është duke luftuar për jetën pasi është plagosur rëndë nga partneri i nënës, i cili është shqiptar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Milano, në Itali.
Sipas mediave i riu kishte ndërhyrë për të mbrojtur nënën e tij, e cila ishte dhunuar nga partneri i saj, 46-vjeçari me kombësi shqiptare.
46-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë 19-vjeçari, i cili u godit nga një plumb mes qafës dhe klavikulës, tashmë ndodhet i shtruar në repartin e kujdesit intensiv të spitalit Niguarda në Milano.
Tragjedia ndodhi rreth orës 3:40 të natës midis së shtunës dhe të dielës jashtë një ndërtese në numrin 41 të via XXV Aprile në Novate Milanese, një komunë me 20 mijë banorë në periferi veriore të Milanos.
Sipas mediave italiane 19-vjeçari dhe partnerja e nënës së tij, një grua ukrainase, janë përfshirë në një debat të dhunshëm. Më pas burri ka nxjerrë armën e tij , një Beretta e kalibrit 84, duke shpërthyer me një të shtënë në drejtim të djalit, i cili më kot u përpoq të dilte në rrugë për t’i shmangur plumbit.