Site icon Telegrafi

Shqiptari për babanë e tij: Adem Demaçi e ka studiuar Kuranin

Shqiptar Demaçi ka folur për njërën nga figurat kyçe të politikës së Kosovës, babin e tij, Adem Demaçin.

Ai bëri të ditur së Demaçi kishte besim të plot në Zot dhe i takonte fesë myslimane.

“Në xhami nuk e kam parë që është shku me u falë. Thonë që ka agjëruar kur ka qenë më i ri. Kuranin e ka kaluar, e ka lexuar e studiuar, e ka ditë mirë se çka shkruan në Kuran. Sigurisht ka lexuar edhe vepra tjera”, tha Shqiptari në një rrëfim në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova.

Shqiptari po ashtu tha se Demaçi kishte raporte të jashtëzakonshme edhe me krerë të fesë katolike.

“Për të ka qenë primare ana kombëtare, pastaj natyrisht edhe feja. Mirëpo me fe ai i ka afruar krejt fetë”, u shpreh ai.

Shqiptari gjithashtu ndër tjera tregoi dhe arsyen pse Demaçi nuk voziti kurrë veturë, rrëfim ky të cilin mund ta dëgjoni në videon në vijim:

Exit mobile version