Site icon Telegrafi

Shqiptari nuk i ndal festat me armë: Policia konfiskon një kallashnikov

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë të tipit kallashnikov, si dhe disa gëzhoja të armëve luftarake, pas një dasme në Malësinë e Madhe.

“Rreth orës 11:10 minuta janë dëgjuar krisma në fshatin Malësi e Re. Për hetimin e rastit në drejtim të fshatit janë nisur njësite relevante të cilat kanë arritur që ta gjejnë autorin e krismave. Në bisedë e sipër është bërë e ditur se i dyshuari në ato momente po festonte fejesën e djalit. Më pas, me mirësjellje i njëjti ia ka dorëzuar Policisë një armë të llojit kallashnikov e prodhuesit të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit, por nuk është gjetur diç tjetër e kundërligjshme.

Pas njoftimit të prokurorit të shtetit, i njëjti ka urdhëruar që i dyshuari të lihet i lirë, ndërsa lënda do të procedohet sipas procedurës së rregullt.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon tek qytetarët që mos t’i përdorin armët e zjarrit gjatë dasmave dhe ahengjeve të ndryshme familjare.

Exit mobile version