Një 39 vjeçar shqiptar ka plagosur bashkëvendësin e tij në Venezia, pasi në këtë të fundit dyshonte se kishte pasur lidhje me gruan e tij.
Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e 5 gushtit në Oderzo, kur i dyshuari tashmë nën arrest, ka qëlluar më pistoletë në krahë bashkëvendësin e tij 40 vjeçar.
Vite më parë kur 39 vjeçari dhe gruaja e tij kishin pasur disa zënka dhe ishin të ndarë për një kohë, kjo e fundit kishte një lidhje më 40 vjeçarin tjetër shqiptar, përcjell Telegrafi.
Sipas mediave italiane ky ishte një turp që nuk mund të përpihej lehtë, dhe larja bëhej vetëm me gjak.
Pritja për hakmarrje kishte ndodhur mëngjesin e hershëm të 5 gushtit kur “ishi i gruas” kishte mbaruar punën si roje sigurimi në kazino. 39 vjeçari shqiptar kishte shtënë me një plumb të vetëm nga pistoleta e kalibrit 22 milimetërshe duke plagosur bashkëvendasin e tij në krahë.
I akuzuari tashmë ka pranuar fajin duke thënë se nuk kishte qëllim vrasjen e bashkombasit.
Sipas mediave italiane, shqiptari nuk ka precedent penal, edhe pse kohet e fundit kishte disa zënka me fqinjët, por do të përballet me akuzën për vrasje në tentativë.
39 vjeçari i dëshpëruar nga ajo çka kishte ndodhur, të nesërmen kishte tentuar të ikte për Shqipëri bashkë me familjen, por ishte ndaluar nga policia italiane.
Agjentët kishin ftuar atë të paraqitej në Prokurorinë e Trvisos, ku si dëshmi materiale i kishin zënë edhe armën, i cili ishte munduar ta justifikojë me arsyen se e kishte blerë pasi ndihej i kërcënuar.
Gjatë rrëfimit në prokurori, 39 vjeçari ka thënë se një takim i “rastësishëm” me viktimën kishte ndodhur dhe vetëm një shikim i “shtrembëruar” kishte mjaftuar për të ndodhur incidenti./Telegrafi/