Futbollisti shqiptar i Miami FC në SHBA, i njohur për emrin e tij të veçantë, Robert Baggio Kçira, ka shënuar një gol mjaft të vlefshëm për ekipin e tij.
Ai shënoi në ndeshjen kundër North Carolinas.
Takimi ishte i vlefshëm për javën e 4-t të sezonit pranveror në Ligën e Amerikës së Veriut dhe ndeshja u mbyll me shifrat 1-1.
Kçira shënoi golin e barazimit në minutën e 5-të të shtesës duke bërë që stadiumi i Miamit të shpërthente në festë.
Më parë skuadra mysafire kishte kaluar në epërsi në minutën e 63-të me anë të Liang, shkruan Panoramasport.
Pas këtij takimi, Miami FC ka arritur në kuotën e 5 pikëve duke mbajtur vendin e 3-të në renditje.
Djaloshi e a marrë këtë emër nga babai i tij Franku që e kishte idhull futbollistin e madh italian, Roberto Baggion.