Telegrafi

Shqiptari ngacmon seksualisht italianen, sepse “i pëlqente shumë”!

Ngjarja ka ndodhur në Itali, kur vajza zbriti nga makina dhe ishte drejtuar për në një lokal për t’u bashkuar me miqtë e saj, raporton NOA.

Por, shqiptari i cili kishte ndjekur lëvizjet e 28-vjeçares dhe e ka parë atë të vetme, fillimisht i është drejtuar me fjalët: “Më pëlqen shumë”, e më pas ka filluar ta ngacmojë seksualisht.

Në këtë moment vajza bërtet dhe largohet me vrap, ndërkohë që pas këtij incidenti është drejtuar në polici dhe ka denoncuar shqiptarin, i cili ka deklaruar se në atë moment ka qenë i dehur dhe nuk mbante mend asgjë. /Telegrafi/