Telegrafi

Shqiptari nga Suedia krijon lojën e parë të “Asociacioneve” në shqip (Foto)

Për këtë ka menduar Ilir Jusufi, doktor i shkencave kompjuterike në Suedi.

Deri tash aplikacionet që kishte krijuar profesori kanë qenë të dizajnuara për hulumtues.

Iliri, me origjinë nga Presheva, kishte krijuar aplikacione për hulumtimin vizuel të të dhënave metabolike.

Të gjitha këto kanë qenë në kuadër të hulumtimeve për doktoraturën e tij.

Ndërsa “asociacionet” profesori shqiptar në Suedi thotë t’i ketë bërë për dy arsye.

“E para, sepse mungon diçka e tillë në gjuhën shqipe dhe, e dyta është për shkak të lëndës që do ta ligjërojë këtu, e cila ka të bëjë me zhvillimin e aplikacioneve mobile”, tha për albinfo.ch Ilir Jusufi.

Nëse loja do të jetë e suksesshme, Iliri do të bëjë të gatshëm edhe versionin për iOS.

Lojën mund ta shkarkoni duke klikuar KËTU ose kërkoni në “Playstore” si asociacione

 

Iliri është ligjërues në Fakultetin e Media Teknologjisë – drejtim ky i përafërt me shkencat kompjuterike.

Ai ligjëron lëndë të ndryshme, disa nga të cilat marrin pjesë më shumë se një profesor. p.sh. si grafika kompjuterike edhe animacionet, ose temat aktuale nga teknologjitë për media.

Pas doktoraturës, Iliri për një vit kishte kaluar në Universitetin e Kalifornisë në Davis, ku ishte përfshirë në një projekt për analizën e performancës së superkompjuterëve nëpërmes vizualizimit.

Projekti ishte realizuar në bashkëpunim me Laboratorin Nacional Lawrence Livermore, ku edhe gjendet superkompjuteri i tretë më i shpejtë në botë.

Pas asaj kohe kishte kontribuar me përvojën e tij duke ligjëruar në Kosovë për 4 muaj.

Më shumë për Ilir Jusufin, klikoni KËTU