Site icon Telegrafi

Shqiptari nga Shkupi, me nënshkrimin si “nofka” e futbollistit të famshëm (Foto)

Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi, ku shihet letërnjoftimi i një burri nga kryeqyteti i Maqedonisë, që është nënshkruar në dokument si ‘CR7’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nuk bëhet e ditur më shumë për 29-vjeçarin, identiteti i të cilit është i njohur për redaksinë.

Sipas nënshkrimit, vetëm mund të thuhet se është një adhurues i flaktë i futbollistit Cristiano Ronaldo.

 Këtë fotografi e ka postuar ai vet në Facebook, për të treguar se e ka kaluar testin e vozitjes dhe tani ka marrë patentë shoferi. /Telegrafi/
Exit mobile version