Site icon Telegrafi

Shqiptari nga Maqedonia vrau gruan dhe vajzën

Gazeta zvicerane Blick.ch, ka zbardhur tragjedinë familjare duke përshkruar se si u vra nga dora e babait studentja e shkëlqyeshme në Universitetin e Luzernit, e cila ëndërronte të bëhej profesoreshë e shkollave të larta, një femër e bukur që ëndërronte jetën normale dhe me dashuri.

Ishte nata e të Shtunës kur vajza e fqinjëve Kimete L., kishte dëgjuar një grindje me zë të lartë. Ajo britmë vinte nga shtëpia e Gjylës. Babai i saj Gani Leskovica, 56 vjeçar kishte blerë shtëpinë para dy vitesh, punonte me zell pranë “Kloster Einsiedeln” si ngjyrosës (moler).

Dëgjova 3 të shtëna shpjegon Kimetja dhe vrapova të shoh se çfarë ka ndodhur, duke dalur në ballkonin tim. Në oborrin e shtëpisë pash një grupë njerëzish të cilët ishin duke vrapuar në ikje. Ndër ta ishte edhe motra 20 vjeçare e Gjylës, Kefserja, e cila duke bërtitur ”mami, mami, çfarë na ka bërë babi”, e cila duke qarë vazhdonte ikjen e saj.

Kimetja kishte alarmuar policinë dhe emergjencën. Vetëm tani Kimetja kishte kuptuar se çfarë ka ndodhur në brendësi të familjes së fqinjëve!

“Dy nga gratë e martuara të kësaj familje, mora në shtëpinë time për t`i strehuar dhe për t`i fshehur, ndërsa ato i kishin treguar se çarë kishte ndodhur në brendësi të shtëpisë”, tregon Kimetja. Sipas rrëfimit të parë, Gjyla kishte filluar një grindje me babain e saj, pasi ajo kishte pyetur të atin se a guxon të martohet me një person të cilin ajo dashuron.

Por, siç shkruan Blic.ch, Ganiu jeton qe 13 vite në Zvicër, mirëpo ai ende ka mentalitetin sikur të ishte në fshatin e tij në Maqedoni.

Gjithashtu gazeta shkruan se Gjyla nuk kishte guxuar kurrë të dal nga dera me ndonjë bluzë të verës, tërë kohën nuk guxonte të tregoj lëkurën e saj, vetëm e vetëm për shkak të babait të saj, i cili ishte tejet i thelluar në besimin fetar.

Gjyla për një vit kishte një lidhje dashurie me një djalë të një familje emigrantësh shqiptarë, por ajo nuk kishte treguar rastin pranë familje, sepse nuk kishte guxim për këtë. Por, para vendimit të Gjyles për ta njohur babain, ka qenë ky i fundit Ganiu që ka mësuar se dikush ka parë vajzën e tij me një djalë duke ecur pranë shkollës dorë për dorë.

Ganiu me të marrë lajmin mori pistoletën dhe shtiu në vajzën e tij. Plumbi i parë nuk qëlloj atë, ndërsa plumbi i dytë goditi Gjylën ndër mjekër, duke e shpuar atë deri në anën tjetër të qafës. Gruaja e Ganiut, bie mbi trupin e vajzës së vdekur duke qarë dhe bërtitur, ndërsa Ganiu godet edhe atë në kokë.

Mediat zvicerane, por edhe opinioni i gjerë në Zvicër janë të tmerruar nga vrasja e tmerrshme që ndodhi pranë familjes shqiptare. Babai vrasës menjëherë është ndaluar nga policia dhe se ai gjendet në paraburgim./INA//Telegrafi/
 

Exit mobile version