Amir Ameti ka mahnitur jurinë dhe publikun zviceran në paraqitjen e tij në spektaklin “Die grössten Schweizer Talente” në Zvicërr.
16 vjeçari nga Kumanova ngriti në këmbë anëtarët e jurisë në këtë talent show, të cilët u mahnitën nga talenti i të riut shqiptar.
“Make you feel my love” e Adele është kënga që Amiri kishte zgjedhur për tu paraqitur duke u kualifikuar direkt në gjysëm finale dhe duke arritur të marrë çmimin “Golden buzzer” , çmim me të cilin shpërblehen vetëm pesë nga të gjithë pjesëmarrësit./Telegrafi/