Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur të shtunën në Gjermani.
Një grua 28-vjeçare mbeti e vdekur si pasojë e dhunës së ushtruar në të në parkingun e një shitoreje në Aachen.
Gazeta gjermane “Bild” raporton se disa orë më vonë në Polici u dorëzua 37-vjeçar B.A., bashkëshorti i të ndjerës, i cili dyshohet se e vrau atë.
Kryeprokurorja e Aachenit, Katja Schleknermann-Pitts deklaroi sot për “Bild”, se bëhej fjalë për një çift që ishin ndarë. Ajo ka thënë se nuk dihen ende motivet e vrasjes.
Krimi ka ndodhur rreth orës 19:00 të shtunën mbrëma në sy të klientëve.
37-vjeçari kosovar gjendet në paraburgim që nga e diela, njofton albinfo./Telegrafi/