Latif Dullovi nga Biqeci i Kaçanikut të premten festoi ditëlindjen e 100-të.
Në tërë Komunën e Kaçanikut, Latifi është njeriu i vetëm që arriti një shekull jetë, që nga vitet ‘50-ta të shekullit të kaluar.
Këtë fat e duan të gjithë dashamirët e tij që i kanë ardhur për ditëlindje.
Për ta arritur këtij qëllim më i vjetri, haxhiu që ka 80 anëtarë të familjes në katër breza, u jep edhe recetën. Ai thotë se sekreti i jetëgjatësisë është durimi dhe qetësia. /Klan Kosova/
https://youtu.be/K1bYZNQuQxk