Telegrafi

Shqiptari nën ujë, i propozon të dashurës martesë (Video)

Atdhe Deva që jeton në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka bërë propozim unik për martesë të dashurës së tij Diana.

Ai dhe Diana kishin udhëtuar për pushime në Arube, nën ujërat e të cilit Atdheu kishte vendosur t’i propozojë martesë Dianës.

Në video shihet se përgjigja që merr është “Po”. /Zëri/