Nënkoloneli Mentor Saiti nga Gostivari është emëruar komandant i njësitit special ushtarak “Rangers” të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut. Ai është një kuadër i dalluar ushtarak, i cili përpos akademisë ushtarake, ka kryer edhe specializim në Akademinë e ushtrisë tokësore të SHBA-ve.
Gjatë qëndrimit në SHBA ai ka shënuar rezultate të shkëlqyera dhe është vlerësuar si ushtarak i dalluar, duke marrë edhe një titull si qytetar nderi i qytetit Levenvort në Kansas të SHBA-ve.
Ai gjatë kohë ka qenë pjesë e njësitit “Rangers”. Kjo është një nga gradimet e para udhëheqëse të shqiptarëve në Ushtrisë së Maqedonisë, ku përfaqësimi në hierarkinë udhëheqëse është ende u ulët.
Mentor Saiti është nga Gostivari dhe se është adhurues i sporteve të ndryshme. /Telegrafi/