Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të mërkurë komunitetin shqiptar në rajonin e Gorika të Italisë.
D.S., 37 vjeç, ka qëlluar me thikë disa herë bashkëshorten e tij, M.K, 30 vjeçe, duke e lënë të vdekur në vend.
Sipas mediave italiane, në momentin e ngjarjes së rëndë, në banesën e çiftit ka qenë edhe djali i tyre 8 vjeç.
Dy bashkëshortët ishin të pajisur me pasaporta italiane dhe jetonin prej vitesh në Itali, raporton Vizionplus.
Të afërmit e tyre u shprehen për mediat se çifti nuk ka shfaqur probleme në publik. Policia ka arrestuar shqiptarin dhe po heton mbi rrethanat e ngjarjes së rëndë.