Shqiptari nga Kosova i cili jeton në Schwaigern të Gjermanisë, Bujar Demhasaj është bërë “obstetër”, pasi ka ndihmuar gruan e tij të lindë me kushte shtëpie.
Të mërkurën gruaja e tij shtatzënë, kishte pasur dhimbjet e lindjes por Bujari ndodhej në punë. Edhe pse kishte nxituar për shtëpi, thotë se ishte e pamundur për të dërguar në spital.
Ai ka treguar për gazetën gjermane se ai i kishte ndihmuar gruas së tij Hanifes që të lindë përkundër që ishte hera e parë që kishte ushtruar profesionin e obstetrikut.
Më tej ka treguar se mjeku i urgjencës Patrick Wohlfarth, e kishte asistuar përmes telefonit.
Wohlfarth kishte dhënë udhëzimet e nevojshme shqiptarit i cili kishte arritur me sukses të ndihmojë në lindjen e një foshnjeje të shëndetshme.
Ekipi i mjekut të urgjencës kishte arritur pastaj.
Lajmin e plotë në gjuhën gjermane mund ta lexoni KËTU./Telegrafi/