Një kontribut të madh në krijimin kombëtar të një populli, në mënyrat në të cilat njerëzit e po këtij populli mendojnë dhe sillen, është plasimi i drejtë dhe i vërtetë i rezultateve të cilat nomenklaturat udhëheqëse të po atij populli i ka arritur. Ky është defininimi më adekuat për një shoqëri “ta quajmë kinse moderne” e cila pretendon të bëhet pjesë e shoqërive me të vërtetë moderne, pra ato to BE-së, por edhe pjesë e organizatave siç është NATO.
Dhjetë vitet e fundit kemi një shpërthyerje stagnimi ose eksplozion të paparë të prangosjes së introvercës kombëtare, natyrisht për të folur lirshëm për fshehtësitë të cilat janë të ndrydhura me dhunë në sirtarët e mendjes dhe shpirtit të kombit tim.
Ne jemi një shembull i pakrahasueshëm dhe tërësisht unik për atë se si mund të gënjehet një popull nga nomenklatura udhëheqëse, e cila nuk mban asnjë përgjegjësi për atë se ç’bënë edhe se ç’thotë. Janë shokuese të dhënat zyrtare të cilat i shpalli Avokati i Popullit në lidhje me gjendjen faktike të përfaqësimit të popullit shqiptar në një numër të madh të institucioneve, dhe çmendërisht alarmante për ne shqiptarët të cilët jetojmë në FYROM.
Këto të dhëna, u raportuan në mënyrën vijuese.
Përderisa BDI në mënyrë pompoze mendon me zë se shqiptarët na qenkan të përfaqësuar me 50 për qind në organet shtetërore, e vërteta është krejtësisht e kundërta. Pra, e vërteta nuk është bonjake, ajo çdo herë del në shesh, dhe sipas saj gjendja e mëposhtme tregon gjendjen faktike, mjaft precize rreth përfaqësimit të shqiptarëve në instancat aq të rëndësishme shtetërore.
Ministria e Shoqërisë Informatike – 0 për qind përfaqësues shqiptarë,
Ministria e Punëve të Brendshme, njësitet speciale – 0 për qind përfaqësues shqiptarë,
Administrata e Gjykatës Supreme – 0 për qind përfaqësues shqiptarë.
Nga ana tjetër, numri i institucioneve pa asnjë shqiptar për vitin 2010 zyrtarisht ishte:
335 institucione pa asnjë shqiptar,
Vetëm për një vit, 170 institucione kanë ngelë pa përfaqësimin e asnjë shqiptari dhe në ditë të sotme BDI i pastroi edhe ato pak institucione në të cilat kishte ngelur ndonjë shqiptar. Natyrisht se ky formacion qeveritar nuk do t’i harrojë edhe shqiptarët të cilët marrin rrogë dhe rrinë në shtëpi, nën pretekstin e masave-krizë.
Këto të dhëna janë përditshmëria me të cilën na e helmon jetën të gjithëve nesh BDI.
Pjesa e praktikës e cila merret me përputhshmërinë e subjektit dhe objektit, pra mendimin e vërtetë quhet logjikë. Logjika kryesisht ndahet në dy pjesë: pjesa e parë e saj merret me format bazike të mendimit – idenë, gjykimin dhe përfundimin; pjesa tjetër kryesisht quhet metodologji.
Të gjithë këta parametra janë të gabueshëm, sa i përket përdorimit të tyre nga ana e nomenklaturës qeveritare shqiptare, se po të ishin përdorë këta parametra në mënyrën në të cilën do të duhej të përdoren, pra për të bërë një analizë normale për gjendjen e shqiptarit, ose pra të kishte qenë e vërtetë se 50 për qind të shqiptarëve janë të përfaqësuar nëpër institucione, atëherë shqiptarët do të kishin pasur standard zviceran ose amerikan të të jetuarit.
Shqiptarët nuk do të kishte pas nevojë të punojnë punët më të vështira në shtetet e pasura anembanë rruzullit tokësor për të fituar bukën. Kjo nuk është asgjë tjetër pos strategjisë së vjetër për të zvogëluar numrin e shqiptarëve në vendlindjet e tyre, strategji kjo e cila ka zanafillën nga më shumë se një shekull.
Kujtoj që deklaratat e tipit për 50 për qind përfaqësim të shqiptarëve në institucionet shtetërore të shtetit të tyre kanë humbur, do të ishte hiprokizi të them nga vërtetësia e tyre, por definisht kanë humbur në kohë dhe në vend. Nuk do të hezitoja të them se BDI e cila edhe ashtu ka humbur toruan, kur deklaron një gjë të tillë, mendon për përfaqësimin e shqiptarëve në vende të punës jashtë shtetit. Çdo deklaratë e këtillë është shumë e rrezikshme për ardhmërinë e shqiptarëve në FYROM.
Kjo nomenklaturë qeveritare më nuk ndan shapin nga sheqeri. BDI gjendet nën presionin absolut të censurës dhe formave të ndryshme të disiplinimit të partnerit të koalicionit, dhe si rezultat i kësaj rrjedhin gënjeshtra të kulluara të tipit të më lartë.
Prezenca e tyre në jetën politike të shqiptarëve, të cilët këta i bënë të ndihen të mjerë, e ngecën frymëmarrjen normale të kombit tim, asgjësuan tërësisht kategorinë e quajtur hapërim kombëtar paralelisht me popujt të cilët lirshëm frymojnë dhe zhvillohen.
Deri kur më kështu? A nuk po ndjeni më se çdo gjë rreth nesh po shkatërrohet, sidomos kur në fillim këta tipa dinin ta mbështjellin të vërtetën me mjeshtri? Tanimë gënjeshtra është mirëmëngjesi, mirëdita dhe mirëmbrëma e shqiptarëve në FYROM!
Por, le ta mbajnë në ndërgjegje si edhe përgjegjësi kombëtare këtë harambashllëk, ata të cilët u bënë viktimë e tyre, të cilët nuk kanë pikë të përbashkët me realitetin dhe mentalitetin e popullit të vet. Këta tipa jetojnë në një përrallë të tmerrshme, duke shndërruar shqiptarinë në Lizë në botën e çudirave.
Dallimi qëndron në faktin që Liza çdo herë gjente rrugëdalje në labirintin e vështirë, kurse ne kemi gënjeshtrën e vrazhdë: mbyllje të çdo rrugëdalje për të shpëtuar nga gënjeshtrat dhe tradhtitë kombëtare!