Site icon Telegrafi

Kryetari i ri i Parlamentit të Turqisë me prejardhje shqiptare

Në raundin e tretë të votimit në Parlamentin e Turqisë, deputeti i Partisë AK në qytetin Tekirdag, Mustafa Shentop u zgjodh kryetar i ri i saj.

Në votimin e zhvilluar, në raundin e tretë morën pjesë 542 deputetë.

Siç raporton AA, Shentop mori 336 vota, deputeti i partisë CHP, Engin Altay 124 vota, deputetja e partisë HDP nga qyteti Izmir, Serpil Kemalbay Pekgozegu mori 46 vota, deputeti i partisë IYI, Imam Huseyin Filiz mori 33 vota, ndërsa 3 vota janë shpallur të pavlefshme.

Ky votim në Parlamentin e Turqisë u mbajt për shkak se kryeparlamentari i deritashëm Binali Yildirim, i cili po kandidon për kryebashkiak të Stambollit, njoftoi dorëheqjen nga detyra përpara zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 31 mars.

Shentop aktualisht është deputeti nga Partia AK për Stambollin, i lindur më 6 gusht 1968 në qytetin Tekirdag, është nga një familje me prejardhje shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version