Site icon Telegrafi

Shqiptari Marko Caka në klipin e këngës “Downtown” nga Anitta dhe J Balvin (Foto/Video)

Aktori shqiptar, Marko Caka, është duke vazhduar me suksesin në skenën ndërkombëtare.

Pas pjesëmarrjes në disa filma, ku luan krahas yjeve më të mëdha të Hollywoodit, 46-vjeçari është paraqitur në një videoklip muzikor.

(Foto: YouTube)

Është fjala për videon e këngës “Downtown” që është bashkëpunim i këngëtares braziliane, Anitta dhe këngëtarit kolumbian, J Balvin.

“‘Downtown’ videoja muzikore e Anittas dhe J Balvin. Jam i kënaqur që jam protagonist në video. Faleminderit për këtë mundësi”, ka shkruar Caka në një postim në Instagram.

(Foto: YouTube)

Që në ditën e parë pas publikimit, kjo këngë premton të shndërrohet në një hit botëror, njofton Telegrafi.

Akoma pa kaluar 24 orë nga publikimi në YouTube, videoklipi i kësaj kënge është shikuar 4.6 milionë herë.

Marko Caka është një aktor me prejardhje nga Shkodra, ndërsa origjina e tij e largët është nga Ferizaji i Kosovës.

Ai është rritur në Athinë ku ka qëndruar për 19 vjet dhe pastaj është zhvendosur në Neë York. Për një dekadë ka qenë korrespondent mediatik duke i mbuluar evenimentet e rëndësishme të filmit dhe sportit në Evropë, ndërsa ka intervistuar artistë të famshëm, yje të sportit dhe liderë botërorë të politikës.

Marko Caka dhe Anitta (Foto: Intsgram/MarkoCaka)

Karrierën filmike e nisi falë mbështetjes së aktorëve që i kishte intervistuar paraprakisht, ndërsa talenti i tij bëri që të fitonte besimin e filmbërësve të mëdhenj, si Steven Spielberg , Martin Scorsese e Timothy Van Patten.

Marko Caka dhe J Balvin (Foto: Intsgram/MarkoCaka)
Lexo po ashtu Aktori shqiptar, Caka: Ishte kënaqësi të luaja krahas Hugh Jackmanit, filmi pritet të nominohet për Oscar (Foto)

Ka luajtur në filma e seriale televizive krahas yjeve, si Steve Buscemi, Tom Hanks, Jim Belushi, Ben Affleck, George Clooney, Julia Roberts, Megan Fox, Will Smith, Al Pacino, Hugh Jackman e të tjerë, si dhe krahas Vin Diesel, Dëayne Johnson, Jason Statham e Scott Eastwood në “The Fate of the Furious”. /Telegrafi/

Exit mobile version