Besart Ibraimi është i vetëdijshëm se nuk do ta kenë aspak lehtë ndaj Kombëtares shqiptare me 5 shtator. Por, ai kërkon nga maqedonasit që të marrin pikë në Shkodër.
Sulmuesi shqiptar i Maqedonisë e shikon shumë të vështirë ndeshjen ndaj Shqipërisë, e cila do të luhet më 5 shtator në kuadër të eliminatoreve për ‘Rusia 2018’, në stadiumin “Loro Boriçi”.
“Ky është një fillim i ri, me energji dhe sfida të reja. Ne duhet të respektojmë taktikën e trajnerit për të arritur një rezultat pozitiv. Unë shpresoj se do të kemi sukses, edhe pse e dimë që ndaj Shqipërisë do të jetë një takim shumë i fortë”, ka deklaruar ai.
“Shpresoj që do të ndihmoj ekipin në këto kualifikime për rezultate të mira. Atmosfera është pozitive dhe uroj që të marrim pikë ndaj Shqipërisë”, deklaroi sulmuesi i Shkëndijës nga Tetova.