Telegrafi

Shqiptari kujtoi se fitoi 10 euro, por në fakt kishte fituar shumë më shumë

Një emigranti shqiptar në Itali, i cili prej disa kohësh është i papunë, i ka buzëqeshur fati.

Shqiptari i dëshpëruar ka tentuar të provojë të fitojë në lojëra fati duke blerë në një kioskë që shërben dhe për shitjen e cigareve, pesë bileta lotarie gërvishtëse.

Pasi gërvishti biletat, ai u kthye tek kioska të nesërmen me idenë se kishte fituar 10 euro, por në fakt ai ishte fitues i një shumë më të madhe.

Historia e shqiptarit fatlum ka ndodhur në Montebelluna, një provincë e Tevisos, përcjell javanews.

Shitësi në kioskë, Massimo Cavallin, tregon: “Më tha që kishte fituar 10 euro. Pashë biletën, i thash se kishte fituar 10 mijë euro në fakt. U gëzua shumë dhe më tha se do të riparonte shtëpinë me ato para”.

Italiani thotë se, emigranti shqiptar nuk është një lojtar i fiksuar pas bixhozit duke treguar se vjen herë pas herë dhe blen ndonjë biletë.

“Jam i gëzuar për të, pasi aktualisht është dhe pa punë”.