Telegrafi

Shqiptari i Kosovës me burgim të përjetshëm, arratiset nga burgu i Zvicrës ku vuante dënimin

Një nga autorët e dyshuar të një vrasjeje në qytetin Frassan Fraser të Zvicrës, shqiptari i Kosovës Bashkim L., është arratisur nga burgu, të shtunën e kaluar.

35-vjeçari konsiderohet i rrezikshëm nga autoritetet zvicerane. Policia supozon se ai ndoshta është larguar nga Zvicra.

Policia beson fuqishëm që kosovari ka marrë ndihmë nga njerëz jashtë burgut.

Prokurori i Përgjithshëm ka hapur një hetim për të sqaruar rrethanat e arratisjes.

I arratisuri nuk është kapur ende. Vrasja dyshohet të jetë kryer për shkak të gjakmarrjes. Siç raporton gazeta zvicerane 20min.ch, vrasja dyshohet se ndodhi për shkak të “një beteje të gjatë mes klaneve familjare kosovare.”

Bashkim L. ishte arrestuar dhe dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Freiburgut – shkalla e parë. Kosovari kishte mohuar akuzat dhe procesi pritej të vazhdonte në Gjykatën e shkallës së dytë.