Site icon Telegrafi

Shqiptari i Kosovës hyri në Guinness

Qerimi është prift katolik. U lind më 1971 në fshatin Janosh të Gjakovës. Aktualisht është drejtor i Qendrës “Don Bosko” në Gjilan.

“Mozaiku i vlerave” ka kaluar një proces të verifikimit prej datës 26 dhjetor 2013, kur janë dërguar të gjitha dokumentacionet dhe materialet e nevojshme pranë zyrës së Guinnessit.

Vepra ka hyrë në kategorinë e re të krijuar enkas për këtë mozaik, me titullin: “Largest pine cone mosaic” (Mozaiku më i madh në botë me boça pishash), me numrin e regjistrimit ID: 437233.

Vepra përbëhet nga 51 mijë e 865 boça të pishave të cilat janë mbledhur në një periudhë prej katër vitesh.

Vepra është përuruar më 21 dhjetor të vitit që lëmë pas, në mjediset e Teatrit të Qendrës Edukativo-Sociale “Don Bosko” në Gjilan.

“Një ndër karakteristikat që njeriu veçohet nga krijesat e tjera, është edhe fakti se njeriu nuk jeton vetëm nga ato që i plotësojnë nevojat dhe prirjet e tija fizike, por edhe nga nevojat dhe prirjet e tija shpirtërore, ndër të cilat mund t’i radhisim vlerat dhe virtytet. Andaj ky mozaik quhet ‘Mozaik i vlerave’, sepse ka për qëllim që të na bëj të dashurohemi dhe të na edukojë shpirtin në ato vlera, universale, kombëtare dhe lokale”, ka thënë Don Qerimi. /KultPlus/
 

Exit mobile version