Site icon Telegrafi

Shqiptari humb jetën në aksident në Itali, në makinë i gjejnë një çantë me para

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në autostradën në afërsi të Modenas në Itali, i mori jetën një shqiptari të mërkurën.

Sipas mediave italiane, viktima është Saimir Gjoka, 38 vjeç.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme në rrethana ende të paqarta.

Në aksident u përfshinë 2 makina. Nga përplasja, 38-vjeçari gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes. Për nxjerrjen e tij nga mjeti u desh ndërhyrja e zjarrfikëses. I plagosur mbeti edhe një 55-vjeçar i cili udhëtonte në makinën tjetër.

Me mbërritjen në vendin e ngjarjes, autoritetet italiane zbuluan në makinën e shqiptarit një çantë të mbushur me para dhe një substancë të dyshimtë. Po ashtu në makinë me Gjokën ndodhej edhe një pasagjer që dyshohet se u arratis në fushat pranë pas përplasjes. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe janë vënë në kërkim të personit në fjalë./TV Klan

Exit mobile version