Një burrë është filmuar nga kamerat e sigurisë duke vjedhur një celular, iPhone 7+ në një pastiçeri në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e martë rreth orës 11:50 në një pastiçeri në Bulevardin “Bajram Curri”.
Djali, të cilit i përket dhe celulari ka shkruar pranë redaksisë së JOQ se lëvizi vetëm për pak me shokët, duke lënë celularin në karrige, por kur u kthye nuk ka gjetur gjë.
Ai ka arritur që nga kamerat e sigurisë brenda dhe jashtë pastiçerisë të identifikojë personin që ia ka marrë dhe ka dërguar materialet.
“Shkova në polici, por më thanë se nuk merremi me gjëra të vogla,…”, shkruan djali.
Në video shikohet qartë momenti kur ai lëviz dhe në pastiçeri vjen një burrë me biçikletë, i cili pasi mbaron blerjen largohet nga dyqani.
Kur del jashtë që të marrë biçikletën, celulari i tërheq vëmendjen, hedh një faculetë sipër celularit dhe pasi e merr ikën në drejtimin e tij.
Djali shprehet se ndoshta ka qenë dhe faji i tij që e ka lënë celularin ashtu, por thjesht kërkon që ta marrë pas, duke qenë se dhe çmimi i këtij celulari është tepër i lartë.