Para tri ditësh në disa pamje të marra tek rruga e Durrësit në Tiranë, dukej një e moshuar, e cila kaloi të vijat e bardha u godit me shishe. Ajo po kalonte rrugën tek vijat e bardha, duke respektuar shenjat e qarkullimit.
Por automjeti tip Benz me targa AA 694 BB duket se ka pasur me nxitim, pasi pasagjerja brenda tij e godet me shishe zonjën që po kalonte rrugën.
Publikimi i videos në fjalë ka bërë që edhe policia të reagojë.
Shkelja e bërë nga drejtuesi i automjetit, Gafur Kutriqi, iu përcoll Organit Administrativ Shtetëror, apo siç njihet ndryshe Komisionit të Policisë Rrugore për gjykim dhe masa që do merret varion nga 25.000-100.000 lekë të rinj.