Site icon Telegrafi

Shqiptari Gjon Muharremaj kualifikon Zvicrën në finalen e Eurovision 2021

Pamje nga performanca e Gjon Muharremajt në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovision 2021 (Foto: Instagram)

Ka përfunduar nata e dytë gjysmëfinale e Eurovision 2021 në Rotterdam të Holandës.

Plot 17 shtete garuan me përfaqësuesit e tyre, teksa në fund vetëm 10 ia dolën të kualifikoheshin për në finalen e madhe.

Në mesin e tyre ishte edhe Zvicra, e cila sivjet përfaqësohet nga këngëtari shqiptar Gjon Muharremaj, i njohur si Gjon’s Tears.

Ai garoi i 16-ti me radhë, dhe siguroi votat e mjaftueshme nga publiku dhe juria profesionale për ta dërguar shtetin helvetik në finale.

Mbrëmja finale e Eurovision 2021 do të mbahet këtë të shtunë më 22 maj në “Ahoy Arena” të Rotterdamit.

Përndryshe, kjo është lista e plotë e shteteve të kualifikuara nga nata e dytë gjysmëfinale për në finalen e Eurovision 2021:

-Shqipëria
-Serbia
-Bullgaria
-Moldavia
-Portugalia
-Islanda
-Zvicra
-San Marino
-Greqia
-Finlanda. /Telegrafi/

Foto: Eurovision/Instagram
Exit mobile version