Telegrafi

Shqiptari gjen videon e çiftit italian duke bërë seks, shantazhon gruan (Foto)

Një shqiptar është dënuar nga gjykata e Pisas në Itali pasi akuzohet për tentativë dhune seksuale dhe shantazh.

Sipas mediave italiane, historia zë fill në qershorin e vitit 2014, kur një çift italianësh kanë marrë shtëpi të re dhe banesën e vjetër ja kanë lëshuar me qira një shqiptari, i cili kur është akomoduar ka gjetur në banesën e çiftit italian një USB në të cilën kishte një filmim të çiftit duke kryer marrëdhënie seksuale.

USB-ja është harruar nga gruaja kur ishin transferuar në banesën e re.

Shqiptari i identifikuar si Shpend Xhoxha, 27 vjeç, e ka përdorur USB-në me videon erotike si armë shantazhi ndaj çiftit, dukë kërcënuar gruan se nëse nuk bënte më të të njëjtat veprime do ta hidhte videon në internet.

Shantazhi ka vijuar për disa kohë përmes SMS-ve dhe telefonatave, por më pas gruaja ka denoncuar shqiptarin në polici.

Kur policia shkoi në banesën ku jetonte shqiptari, ai dorëzoi USB-në pa u përpjekur të mbrohej.

Përveç videos së seksit, në USB 27-vjeçari kishte shkarkuar edhe muzikë të cilën e dëgjonte në makinë.

Gjykata e Pisas vendosi dje të dënojë më 6 muaj burg shqiptarin që mund të konvertohet me dënimin me kusht. Gjithashtu ndaj shqiptarit është hapur edhe një çështje civile.