Mediat e rajonit shkruajnë se gjatë një ngatërrese, një shqiptar e ka therë me thikë një shtetas serb të shtunën në mëngjes në Vjenë të Austrisë.
Shtetasi serb Perica Gavriloviq është vrarë nga një shqiptar, shkruajnë mediat serbe dhe ato të rajonit. Gazeta “Vecernji List” shkruan se autori i vrasjes tashmë është identifikuar ndërsa ndodhet në arrati, përcjell Express.
“Kjo tragjedi ka ndodhur në afërsi të kafiterisë ‘Space bar lounge’ të cilin Gavriloviq e ka mbajtur me dy miq të tij. Ai dhe kamarieri, 28 vjeçar, shtetas i Bosnjë e Hercegovinës në mëngjesin e kobshëm kanë dalur bashkë nga kafiteria duke ecur në drejtim të shtëpive të tyre përgjatë rrugës ‘Ottakringer strasse’ ku kanë hasur në dy shqiptarë dhe dy vajza shtetase serbe. Pas një fjalosjeje njëri prej shqiptarëve e ka nxjerrë thikën duke e therë në bark kamerierin, ndërkohë që serbin Gavriloviq e ka therë direkt në zemër”, shkruan gazeta serbe ‘Vecernji List’.
“Në këtë kohë, ende sheh një femër kaq të bukur”, citohet të ketë thënë serbi në drejtim të shqiptarit dhe gruas së tij, duke iu referuar kësaj të fundit, para se të sulmohej për vdekje.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të shtunën, pas orës 4 të mëngjesit. Më pas i dyshuari, që sipas mediave serbe është shqiptar është larguar nga vendi i krimit, bashkë me gruan që shoqërohej më të.