Site icon Telegrafi

Shqiptari, drejtor i Zhvillimit Software në një nga kompanitë më të mëdha të Zvicrës

Rasteve të suksesshme të shqiptarëve në Zvicër pa dyshim i shtohet edhe Klevis Mino, drejtor i suksesshëm në fushën e teknologjisë.

Me të drejtë thuhet se drejtorët e mirë i kuptojnë parimet themelore të menaxhimit dhe përdorin një gamë të gjerë të atyre parimeve për të drejtuar nevojat individuale dhe unike në punën e tyre, shkruan albinfo.ch.

Rasteve të suksesshme të shqiptarëve në Zvicër, pa dyshim i shtohet edhe Klevis Mino, një drejtor i suksesshëm në fushën e teknologjisë.

Zvicra, pa dyshim se është një nga shtetet evropiane, ku mundësia e arsimimit, punësimit, depërtimit në karrierë dhe formimit profesional e etik është shumë e madhe.

Ai është me prejardhje nga Fieri dhe ka qenë nxënës dhe student ekselent, i dalluar për njohuritë e thella në shkencat ekzakte. Fitues i olimpiadave rajonale dhe kombëtare në matematikë dhe informatikë.

Klevis Mino ka mbaruar studimet Bachelor për Informatikë në Universitetin e Tiranës, ndërsa studimet Master për Computer Science në Universitetin e Camerinos (UNICAM), Itali dhe për Business Information System në Universitetin e Shkencave të Aplikuara dhe Arteve të Zvicrës Veri-Perëndimore (FHNW).

Gjatë kësaj periudhe ka kontribuar edhe si kërkues shkencor. Me një karrierë të sukseshme në fushën e informatikës, Klevisi aktualisht është drejtor i Zhvillimit Software në një nga kompanitë më të mëdha të Zvicrës si partner të Google Maps.

Exit mobile version