Sulmuesi i talentuar 17-vjeçar shqiptar, Andrea Isufaj, ka qenë protagonist sot në çerekfinalet e kampionatit të të rinjve në Itali, në ndeshjen ku skuadra e tij, Chievo, përballej me Interin.
I rreshtuar si titullar, sulmuesi shqiptar ka lënë shenjë në këtë ndeshje, duke realizuar golin e barazimit të përkohshëm 1-1 të skuadrës veroneze në minutën e 14 të ndeshjes.
Interi shënoi golin e 2-1 me Rivas në minutën e 60 dhe vetëm 3 minuta më vonë, trajneri i Chievos vendosi të zëvendësonte sulmuesin shqiptar.
Megjithatë, kjo lëvizje nuk rezultoi e suksesshme pasi Chievo nuk arriti të barazonte shifrat, duke u mundur me rezultatin 2-1 dhe duke u eliminuar nga turneu.