Site icon Telegrafi

Shqiptari bën pesë ditë rrugë me motor për ta përkrahur Shqipërinë (Foto)

Kombëtarja Shqiptare ka mbledhur tifozët e saj në Francë, aty ku po zhvillohet Kampionati Evropian i futbollit.

Tifozë shqiptarë nga e gjitha bota, kanë marrë rrugën drejt Francës, për të mbështetur kuqezinjtë në debutimin historik.

Por udhëtimin më të veçantë drejt Francës, e ka bërë shqiptari Ajvaz Mehmeti nga komuna e Velesit (Maqedoni), që më vajzën e tij ka bërë pesë ditë rrugë me motor për të mbërritur në qytetin e Lensit, aty ku sot do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Zvicër. /Indeks/Telegrafi/

Exit mobile version