Një shqiptar është arratisur nga burgu rural në Tiryns në Argolis të Greqisë. Mediat greke raportojnë se shqiptari është rreth 35 vjeç, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.
Ai ka shmangur rojet e sigurisë dhe është larguar në këmbë në drejtim të paditur.
Sipas të dhënave të para raportohet se shqiptari është biond rreth 1.75 cm i gjatë kishte veshur pantallona blu dhe një bluzë të zezë.
Të burgosurit në Burgun Bujqësor Tirintha u jepet mundësia të punojnë si bujq në fermat e burgut për të ulur dënimin e tyre. /Telegrafi/