Telegrafi

Shqiptarët shpenzojnë 1.4 milionë dollarë në ditë për cigare

Po sipas të dhënave zyrtare, çdo shqiptar, konsumun mesatarisht 17.5 cigare, ndërsa numri i atyre që tymosin rregullisht një cigare shkon në 870 mijë persona, një numër ky mjaft i lartë në krahasim me popullsinë, raportoi të martën Balkanweb. Po sipas studimeve të ndryshme, në raport me popullsinë, shqiptarët kanë arritur nivelin e turqve, një ndër vendet me numrin më të lartë të duhanpirësve në Europë.

Nga ana tjetër, studimet tregojnë se është rritur numri i duhanpirësve femra. Tendenca nuk është më risi, por shqetësim për specialistët e Shëndetit Publik mbetet cigarja e parë, pra koha kur një person fillon ta pijë cigaren, mosha e konsumit e së cilës në mjaft raste është ulur edhe nën 10 vjeç. Pavarësisht numrit të madh të duhanpirësve, vihet re një ndërgjegjësim i tyre për konsumimin e cigares.

Ata kanë filluar të jenë gjithmonë e më të kujdesëm dhe shumë prej tyre nuk e pinë cigaren në shtëpi, apo në makinë, veçanërisht kur në këto dy ambiente ka fëmijë. /Telegrafi/