Telegrafi

Shqiptarët sensibilizohen me banorët e veriut, ja si ndihmojnë myslimanët

Reshjet e dëborës të një jave më parë kanë izoluar banorë të zonave të thella të veriut të Shqipëri dhe kanë vështirësuar jetesën e tyre, madje edhe në ushqim e mjete bazike.

Me qëllimin për t’u ardhur në ndihmë këtyre banorëve, myslimanët e Xhamisë së Dine Hoxhës qw udhëhiqet nga imami Ahmet Kalaja në rrugën e Kavajës në Tiranë, kanë grumbulluar ne mënyrë vullnetare sasi të mëdha ushqimesh dhe veshmbathjesh, të cilat tashmë i kanë dërguar në ndihmë të banorëve në nevojë në zonat më veriore të Shqipërisë.

Ky gjest është sërish tregues i ndjeshmërisë që shqiptarët tregojnë ndaj rasteve në nevojë dhe kjo nuk është hera e parë. /Telegrafi/