Site icon Telegrafi

Shqiptarët rrihen me afganët në Gjermani

Një grup i të rinjve shqiptarë, azilkërkues në Gjermani, janë përfshirë në një rrahje me afganë po të së njëjtës moshë – rreth 14-18 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore të Dietershausen’it. Të rinjtë kanë përdorur thika dhe sende të forta gjatë përleshjes, transmeton albinfo.ch.

Shkak për këtë rast ishte një mosmarrëveshje që të dy grupet e kishin një ditë më parë. Se për çfarë ishte fjala, ende nuk është bërë e qartë.

Policia gjermane arriti të arrestojë katër prej tetë shqiptarëve, ndërsa të tjerët janë në kërkim. Në anën tjetër afganët e plagosur kanë arritur të ikin.

Exit mobile version