Në prag të ndeshjes me Zvicrën, atmosfera sa vjen dhe ndizet. Shqiptarët tashmë kane pushtuar të gjithë zonën përreth Lensit ku do të zhvillohet ndeshja.
Fotot faktojnë numrin e madh të shqiptarëve që po marrin trenin nga Parisi për ne Lens.
Pak orë na ndajnë nga debutimi i Shqipërisë në Euro 2016, në ndeshjen ndaj Zvicrës që do të nisë në orën 15:00 dhe që tani rrugët e Lensit, qytetit ku do të zhvillohet takimi, janë “pushtuar” nga shqiptarët.
Me flamuj e fanelat e kombëtares, ata duken më entuziastë se kurrë më parë, në mbështetje të kuqezinjve. /Telegrafi/