Telegrafi

Shqiptarët pushtojnë formacionin e javës në Zvicër (Foto)

Përfaqësuesja e Zvicrës është duke pasur suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare falë futbollistëve shqiptarë.

Por dominimi i tyre po ndodh edhe në kampionatin shtetëror të Zvicrës, ku pothuajse çdo javë ka futbollistë shqiptarë në formacionin më të mirë të javës.

Edhe këtë javë yjet tanë kanë pushtuar formacionin më të mirë të javës pasi në të janë përfshirë tre sosh.

Super mbrojtësi kosovar, Florent Hadergjonaj është renditur në pozitën e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes pasi ai në fitoren e Young Boysit 3-2, ishte kyç duke dhënë një asistim në fund të ndeshjes.

Në mesfushë ka vend për anësorin e Luzernit dhe Kombëtares shqiptare, Jahmir Hyka që asistoi gjithashtu në fitoren e ekipit të tij 2-1.

Në sulm vendi i rezervuar është për super talentin kosovar, Shani Tarashaj i cilki edhe njëherë e bëri atë që di më së miri, duke shënuar një gol dhe duke dhuruar një asistim në derbin e Cyrihut ku Grasshopper shënoi fitore ndaj Zurichut 4-2.

Formacioni i javës në Zvicër.

Peter Jehle; Florent Hadergjonaj Marko Basic, Marek Suchy, Kill Kallstrom, Shani Tarashaj, Jahmir Hyka, Luca Zuffi, Marco Janko, Alex Gerndt, Guillaume Hoarau. /Telegrafi/

Florent Hadergjonaj

Jahmir Hyka

Shani Tarashaj