Telegrafi

Shqiptarët me numrin më të madh të aplikimeve për azil në BE nga Ballkani

Instituti Epik njofton se shqiptarët prijnë me numrin e aplikuesëve për azil në Bashkim Evropian nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas Epik-ut, gjatë vitit 2019 janë regjistruar gjithsej 20 mijë e 500 azilkërkues.

“Në vitin 2019 në BE janë regjistruar gjithsej 20,500 azilkërkuesit nga Shqipëria. Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria ishte i barabartë me numrin e azilkërkuesve nga i gjithë rajonit – shumëzuar me dy. Nëse numri i azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor krahasohet sipas përqindjes së popullsisë, shkalla e problemit të largimit të rinjve nga Shqipëria bëhet edhe më e qartë”, njofton Epik. /Telegrafi/