Site icon Telegrafi

Shqiptarët nuk po blejnë, shtimi i turistëve nuk shtoi optimizmin te tregtarët

Qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë mendojnë se ekonomia nuk po shkon mirë.

Në pyetësorin përmuajshëm që Banka e Shqipërisë bën, treguesi i ndjesisë ekonomike që mat aftësinë e bizneseve për të kryer investime dhe konsumatorëve për të shpenzuar, ra me 2.4 pikë.

Pavarësisht shifrave rekord të turistëve, besimi i bizneseve në fushën e shërbimeve ku përfshihen supermarketeve, baret e restorantet ra me 4.6 pikë.

“Kjo kryesisht sepse turistët që kanë ardhur kanë shpenzuar pak. Kemi pasur të bëjmë me turistë të varfër, të paaftë për të shpenzuar”, thotë drejtuesja e Shoqatës Tregtare të Shqipërisë”, Mira Pogaçe.

Optimizmi në shtator ka rënë me 0.2 pikë edhe te tregtarët. Çmimet e larta që rrjedhimisht po sjellin më pak konsum, po ulin xhirot te bizneset në këtë sektor.

“Nëse kemi një inflacion të vazhdueshëm, kjo i ndikon kompanitë duke i frenuar ato të investojnë dhe t zgjerohen”, thotë Pogaçe.

Të frikësuar nga një rrije e mëtejshme e çmimeve, me të ardhurat në vendnumëro edhe qytetarët janë shprehur më pesimistë në shtator.

“Nuk kam fare besim se gjërat do të bëhen më mirë. Situata në qoftë se s’do ketë rritje rrogash dhe ulje çmimesh do na vështirësohet shumë. Nuk ka kontroll për çmimet dhe populli është i rënduar jashtë mase. Nuk kam besim në ekonomi.”

Rënie të besimit me 9.9 për qind kanë raportuar edhe ndërtuesit, ndërsa i vetmi sektor që ka shfaqur shenja optimizmit gjatë shtatorit është industria./A2 CNN

Exit mobile version