Site icon Telegrafi

Shqiptarët në Mal të Zi: Edhe ne jemi komb!

Ne shqiptarët autoktonë, që jetojmë e që jemi të kontrolluar e të administruar nga shteti sllav, "njëetnik", Mali i Zi, do të duhej të organizohemi, të ulemi e të ndërtojmë platformën e pavarësisë politike, kulturore e ekonomike nga ky shtet jo-demokratik dhe nga ky shtet-shkelës i të drejtave kombëtare të shqiptarëve.

Trevat historike të Plavës dhe Gucise, Tivarit, Tuzit dhe të Ulqinit, të shpallen publikisht dhe zyrtarisht si "Republika e shqiptarëve në Mal të Zi"; Republikë apo bashkësi që do të kishte elemente shtetformuese në Mal të Zi. Shqiptarët janë hiq më pak se 13 për qind në këtë shtet "njëetnik" e kundërshqiptar!

Shqiptarët nga trevat historike e etnike të kenë po të njëjta të drejta që kanë serbët ardhacakë në Kosovën "shumetnike", e të banuar me 95% shqiptarë historik!

Kjo lëvizje politike e kulturore nuk do të ndodhë e nuk do të jetësohet nga të shiturit, karrieristët dhe të korruptuarit e Gjukanoviqit!

Le të fillojmë që sot me detyrën fisnike që po na pret!

Edhe ne jemi komb!
 

Exit mobile version