Shqiptarët që jetojnë në Londër kanë dhuruar rreth 160 mijë euro në një aktivitet humanitar për shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.
Në tubimin e organizuar nga biznesmeni i sukseshëm në Londër, Xhavit Krasniqi, krahas udhëheqësit të kësaj shoqate Halil Kastrati, kanë marrë pjesë edhe shumë personalitete nga jeta publike në Kosovë e Londër.
Tubimin e kanë përshendetur edhe kryetarët e komunave ku do të shkojnë mjetet e grumbulluara, kryetari i Skenderajt Bekim Jashari dhe ai i Suharekës Bali Muharremaj.