Në një kohë që në kampet siriane vijojnë të mbeten ende fëmijë shqiptarë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, la të kuptohet se operacionet e riatdhesimit do të vijojnë nga ana e qeverisë.
“Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar për ta adresuar këtë fenomen dhe një aspekt i rëndësishme mbetet riintegrimi në shoqërinë shqiptare i atyre familje që kanë qenë subjekt dhe janë të përfshirë në këto fenomene.”
I ftuar në krijimin e sistemit kombëtar të mekanizmit të referimit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe rehabilitimit të të kthyerve, Balla u shpreh se Shqipëria sot është vendi kampion në Ballkan se si ka adresuar sfidën e riintegrimit.
“Shqipëria sot është vendi kampion në Ballkan sa i përket mënyrës sesi e ka adresuar këtë sfidë, 6 vitet e fundit, që është globale. Por ajo që na është kërkuar është që Shqipëria ka eksperiencën e rifituar ta ndajë edhe me vendet e tjera”.
Në vitin 2023, qeveria shqiptare miratoi ngritjen dhe funksionimin e komiteteve rajonale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, ndërsa në total janë ngritur 12 komitete rajonale nën drejtimin e prefektëve të qarqeve. /Telegrafi/